Loading…

Zidane: Nuk jam zemëruar për golin e hapur që humbi Hazard

  • 23/10/2019 | 11:49

Zidane: Nuk jam zemëruar për golin e hapur që humbi Hazard

Menaxheri i i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka deklaruar se nuk ka shqetësime për Eden Hazard për shkak të golit të hapur që e humbi belgu në ndeshjen kundër Galatasaray, shkruan Gazeta Metro.


Zidane thotë se ai nuk është shqetësuar nga ky rast dhe e mbështet Hazardin që të përmirësohet pas humbjes së tmerrshme në Galatasaray.

“Nuk më shqetëson mua, ai është i mirë dhe do të përmirësohet më shumë. Gjëja e rëndësishme është që ai vazhdon të ketë shanse, sepse ai do t’i shënojë me golë ato”, ka thënë Zidane pas fitores 1:0.

Në ndeshjen e së martës, 28’vjeçari nuk arriti të bënte përshtypje me paraqitjen e tij pasi që humbi mundësinë për të “shkatërruar” portën e zbrazët të kundërshtarit.

Shefi i Madridit pranoi se ishte përgjithësisht i kënaqur me rezultatin në Stamboll.

“Jam i kënaqur për të gjithë ekipin sepse ka pasur shumë kritika, nuk është një vend i thjeshtë për tu arritur dhe ne kemi treguar karakter të mirë. E rëndësishme është të fitosh kur luan çdo tre ditë”, përfundoi Zidane. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë