Zyrtarët thonë se një person ka vdekur dhe 19 të tjerë janë lënduar në një zjarr në një spital në qytetin perëndimor të Gjermanisë Duesseldorf, transmeton Gazeta Metro.
Autoritetet e qytetit thanë të martën se zjarri shpërtheu të hënën vonë në Marienh Hospital të Duesseldorf.Një burrë 77-vjeçar vdiq në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i shërbimit të zjarrit në Duesseldorf, Christopher Schuster tha se shtatë persona pësuan lëndime serioze nga thithja e tymit, katër prej tyre kërcënuese për jetën.
Shkaku i zjarrit po hetohet./gazetametro.net