Loading…

Zjarr në qendrën hulumtuese të Gardës Islamike të Iranit, dy viktima

  • 27/09/2021 | 15:43

Zjarr në qendrën hulumtuese të Gardës Islamike të Iranit, dy viktima

Dy persona kanë vdekur si rezultat i një zjarri që ka rënë të dielën në qendrën hulumtuese të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, ka njoftuar zyra e tyre për media, transmeton Gazeta Metro.


Media shtetërore e Iranit fillimisht ka raportuar se tre persona ishin lënduar. Zjarri ka rënë të dielën në mbrëmje në objektin në perëndim të kryeqytetit iranian Teheran. Nuk ka ende shpjegim për shkakun e zjarrit.

Një varg shpërthimesh dhe zjarresh kanë goditur zona industriale anekënd Iranit, përfshi disa fabrika kimike, në muajt e fundit dhe një periudhe një vjeçare. Zyrtarët iranianë i janë referuar shumicës së rasteve si incidente dhe aksidente, megjithëse disa raporte kanë pretenduar se disa së paku ishin të sulme sabotimi.

Infrastruktura e vjetërsuar në Iran po ashtu është cekur si shkak në disa raste të incidenteve. Mungesa e energjisë elektrike është shpeshtuar periudhën e fundit pas një periudhe moti të nxehtë.

Izraeli dhe Irani janë përfshirë në një luftë të ftohtë mes tyre duke i sulmuar objektet industriale dhe anijet tregtare edhe në ujëra ndërkombëtare.

Dy sulme në impiantin bërthamor iranian Natanz janë pretenduar se janë kryer si operacione të agjencisë së inteligjencës së Izraelit, Mossad./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë