Loading…

Zjarret masive në ShBA, mijëra banorë rikthehen në shtëpitë e tyre

  • 10/08/2026 | 13:02

Zjarret masive në ShBA, mijëra banorë rikthehen në shtëpitë e tyre

Shumë prej banorëve të evakuuar nga zjarret masive pranë Spokane, në shtetin e Uashingtonit, janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po vijojnë përpjekjet për shuarjen e vatrave të mbetura.


Rreth 1 mijë e 700 zjarrfikës u angazhuan për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tre zjarreve që shpërthyen në periferi të qytetit më 1 gusht.

Deri të dielën, flakët kishin përfshirë rreth 10 mijë hektarë tokë dhe kishin shkatërruar ose dëmtuar rëndë më shumë se 900 banesa në Spokane dhe zonat përreth, shkruan Reuters.

Në kulmin e zjarreve, rreth 64 mijë banorë ishin nën urdhra evakuimi, pasi flakët e përhapura nga erërat përfshinë lagje të tëra.

Pavarësisht përmasave të zjarreve, nuk janë raportuar viktima apo të lënduar rëndë.

Zjarret pranë Spokane për disa ditë u konsideruan si prioriteti kryesor i emergjencave për shuarjen e zjarreve në SHBA, në një kohë kur rajoni i Paqësorit Veriperëndimor po përballet me thatësirë dhe dhjetëra vatra zjarri aktive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë