Loading…

Zjarrfikësi që refuzoi t’ia zgjat dorën Kurtit: Mashtrues të doli fytyra, na ke lënë në mëshirë të fatit

  • 30/04/2026 | 15:03

Zjarrfikësi që refuzoi t’ia zgjat dorën Kurtit: Mashtrues të doli fytyra, na ke lënë në mëshirë të fatit

Gjatë homazheve në Gllobar të Drenasit, kryeministri në detyrë Albin Kurti është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi një qytetar refuzoi t’ia zgjatë dorën, transmeton Gazeta Metro.


Ky gjest, që bëri bujë të menjëhershme, u shpjegua nga vetë protagonist i këtij veprimi, i cili zgjedhi rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë e tij drejt qeverisjes Kurtit.

Zjarrfikësi i Republikës së Kosovës, hodhi akuza në drejtim të kreut të qeverisë, duke e cilësuar atë si “mashtrues”. Sipas tij, sjellja e Kurtit ndaj zjarrfikësve ka qenë fyese dhe tallëse.

“Mos ma thuani… Mashtruesit, i dule fytyra!!! PS. Un si Zjarrfikës i Republikes se Kosoves, jam ndi teper i bullizuar, nga  ana e juaj, ne veqanti ne keto ditë te fundit dhe gjatë gjithë mandatit tuaj, Mashtrues. Na kë përqesh ne menyr absurde me thenjen, ( President nga Shoqata e Zjarrfiksave ) andaj  me ketë foto te pershendes! Na ke lenë ne meshiren e Zotit, as uniforma, as mjetë, asgjë nuk ke berë per në)”, shkroi zjarrëfiksi./gazetametro.net

‘S’pijnë ujë’ në Drenicë: Qytetari nuk ia zgjat dorën Kurtit gjatë homazheve në Gllobar të Drenasit

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë