Loading…

Zjarrfikësit e KEK’ut marrin mirënjohje

  • 26/12/2016 | 09:07

Zjarrfikësit e KEK’ut marrin mirënjohje

Brigada Industriale Profesionale e Mbrojtjes Kundër Zjarrit (BIPMKZ) përveç intervenimeve operative në shuarje të zjarreve në të tri Divizionet e KEK-ut, kryen  intervenime edhe në lokacionet e Komunës së Obiliqit me të cilën kemi një bashkëpunim të shkëlqyer për situata të tilla.


Në vazhdën e intervenimeve që brigada e zjarrfikësve bën për komunitëtin e komunës së Obiliqit, gjatë këtij viti kishte intervenuar edhe në Kompaninë “Bast Trade”,  shuarja e zjarrit në ketë kompani ishte realizuar në kohë optimale me ‘rast edhe intervenimi ishte cilësuar si shumë i sukseshem.

zjarrefikesit-1

Kompania  “Bast Trade”,  në shenjë respekti dhe falenderimi ndau mirnjohje për BIPMKZ  për kontributin e dhënë ne situata emergjente, me rastin e festave të fund vitit, kjo kompani ka shprehur dëshirën për të shpërndar edhe nga një dhuratë simbolike për zjarrëfikësit e BIPMKZ.

Ky është treguesi më i mirë që shërbimi i BIPMKZ po tregon një performance të mirë në situata emergjente.

Prandaj, kjo është edhe një dëshmi se përkundër sfidave të prodhimit dhe mbrojtjes së mjedisit, një ndër objektivat e KEK-ut, ka qenë dhe mbetet edhe ndihma e komunitetit në hapësirat ku operon. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë