Loading…

Zjarri në IML, Gjoshi: Rastësi jo e vogël, një ditë pas intervistimit të Haxhiut nga prokuroria

  • 21/11/2023 | 10:34

Zjarri në IML, Gjoshi: Rastësi jo e vogël, një ditë pas intervistimit të Haxhiut nga prokuroria

Betim Gjoshi, sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar rreth zjarrit që përfshiu dy zyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë,  gjë të cilën e ka cilësuar si fatkeqësi, shkruan Gazeta Metro.


Pos kësaj, Gjoshi ka thënë edhe se kjo është rastësi jo e vogël që zjarri ndodhi një ditë pas intervistimit të ministres Albulena Haxhiut, nga prokuroria speciale.

Postimi i plotë:

Është fatkeqësi djegja e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Tash, sa më parë, duhet të kemi informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?

Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti?

Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit. /gazetametro.net

 

Haxhiu e përfundon intervistën në Prokurorinë Speciale

Zjarr në IML, Policia: Dy zyra janë përfshirë nga flakët, nisin hetimet

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë