Loading…

Zjarri në IML, godet Gashi: Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon

  • 21/11/2023 | 14:36

Zjarri në IML, godet Gashi: Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pasi një kat i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore u përfshi nga zjarri sot në mëngjes, duke thënë se “pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon”.


Ai ka përmendur edhe një rast tjetër, ku zjarri kishte përfshirë Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë ka vdekur një person.

“Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon. Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet. Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mos të harrojmë se para pak kohësh zjarri përfshiu edhe Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë pati edhe një viktimë”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon.

Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet.

Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Mos të harrojmë se para pak kohësh zjarri përfshiu edhe Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë pati edhe një viktimë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë