Zjarri është i përmasave të mëdha, dhe ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen 4 zjarrfikëse, të cilët po mundohen që të shuajnë zjarrin.
Po ashtu, bëhet e ditur se po punohet për evakuimin e banorëve të pallatit 10 katësh.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se policia ka rrethuar zonën dhe po mban nën kontroll situatën.