Loading…

Zjarri përfshin zonën pranë Krujës, flakët rrezikojnë shtëpitë

  • 10/08/2026 | 22:15

Zjarri përfshin zonën pranë Krujës, flakët rrezikojnë shtëpitë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën pranë Halilit në Krujë, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt pjesës së banuar, përcjell Gazeta Metro.


Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e Emergjencave Civile janë angazhuar në terren, ku po përpiqen të vënë nën kontroll vatrën dhe të pengojnë avancimin e zjarrit drejt shtëpive.

Terreni i vështirë dhe malor po e komplikon ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye, operacioni është mbështetur edhe nga ajri, me synim kufizimin e përhapjes së flakëve, raporton vizionplus.

Deri tani, ekipet në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara pranë vatrës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë