Loading…

ZKA: Konsumatorët e rregullt paguajnë koston e humbjeve të shërbimeve të ujit, energjisë dhe ngrohjes

  • 31/01/2020 | 08:28

ZKA: Konsumatorët e rregullt paguajnë koston e humbjeve të shërbimeve të ujit, energjisë dhe ngrohjes

Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU) dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) përcaktimin e tarifave të shërbimeve të ujit, energjisë elektrike dhe ngrohjes në Kosovë nuk e kanë bërë sipas kritereve të matshme dhe në përshtatje me shpenzimet reale dhe relevante.

Sipas raportit, “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”, që të enjten është publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA), gjatë procesit të përcaktimit të tarifave, autoritetet e pavarura, përgjegjëse për përcaktimin e tarifave, nuk kanë arritur të sigurojnë transparencë të mjaftueshme, si dhe vendosje plotësisht të drejtë dhe të saktë të tarifave, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Përkundër progresit të arritur nga rregullatorët në procesin e përcaktimit të tarifave, auditimi ka konkluduar se ka disa mangësi që ndikojnë në saktësinë e tarifave të aprovuara dhe rrezikojnë që tarifat të mos jenë drejt të përcaktuara”, thuhet në këtë raport.

Qëllimi i këtij auditimi thuhet se ka qenë vlerësimi i procesit për përcaktimin e tarifave dhe përmes rekomandimeve të inkurajimit dhe orientimit drejt arritjes së saktësisë, transparencës dhe vendosjes së drejtë të tarifave për shërbime publike. Fokusi kryesor ka qenë që të vlerësohet nëse procesi për përcaktimin e tarifave është dizajnuar dhe funksionon mirë dhe se të gjitha tarifat përcaktohen në mënyrë transparente, saktë dhe drejt

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë