Loading…

Zllashi 22 vite pas, vendi ku Specialja pretendon se u kryen krime lufte

  • 15/09/2021 | 20:14

Zllashi 22 vite pas, vendi ku Specialja pretendon se u kryen krime lufte

Fshati Zllash në Prishtinë sot duket një vend i qetë, por nuk e kishte një qetësi të tillë gjatë periudhës së luftës.


Gjatë luftës në këtë fshat UÇK-ja kishte një bazë qëndrimi.

22 vite pas, këtij fshati i është shtuar vëmendja pasi Gjykata Speciale pretendon se aty u kryen krime lufte.

Për këto krime po akuzohet eprori i UÇK-së, Salih Mustafa që në atë kohë ishte përgjegjës për njësinë “BIA” që kishte bazën ne Zllash.

Madje sipas Gjykatës Speciale, “Cali” me shokë i keqtrajtoi bashkëkombësit që i përkisnin një partie tjetër politike.

Këto pretendime të Speciales po i keqtrajton pronari i tokës, Verdi Krasniqi që ishte edhe vet ushtarë i UÇK-së.

“Unë kam qenë vet pjesëtar i UÇK-së dhe mburrem për diçka të tillë. Kam qenë ushtarë edhe për kohën që po flitet nuk kam informata të tilla”, deklaroi Verdi për RTV Dukagjinin.

Bashkë me Salih Mustafën për dy vite në Zllash ishte edhe Azem Sahiti.

Gjykimi ndaj Salih Mustafës, ZPS-ja paraqiti disa fotografi si dëshmi për akuzat ndaj ish-komandantit të UÇK-së

“Dy vite kemi qëndruar me Salih Mustafën por këto gjëra që po i thotë Specialja nuk i kemi dëgjuar e as i këna parë si ushtarë që kemi qenë këtu…Ne kemi dëgjuar vetëm nga mediat për akuzat dhe na vjen keq për to”, tha Sahiti, përcjell Telegrafi.

Ish-ushtarët e UÇK-së habiten se si komandanti i tyre akuzohet për keqtrajtim të bashkëkombësve

“Këto akuza nuk qëndrojnë pasi në këtë pjesë ka pasur edhe njerëz të LDK-së. Disa figura qëndrore të LDK-së gjatë luftës kanë qenë këndej”, deklaroi Verdi Krasniqi.

“Të gjithë kemi qenë në LDK dhe i jemi bashkangjitur luftës. Baba, mixha i janë bashkangjitur UÇK-së dhe kanë qenë pjesë e LDK-së. Për këto gjera ne vetëm në media kemi dëgjuar”.

Dy dekada pas, në Zllash ka mbetur vetëm një hambarë pasi sipas banorëve objektet tjera janë shkatëruar nga forcat serbe.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë