Loading…

Zogaj: Kosova krijon grup për anëtarësim në NATO, ndërsa Suedi e Finlanda anëtarësohen

  • 19/05/2022 | 19:49

Zogaj: Kosova krijon grup për anëtarësim në NATO, ndërsa Suedi e Finlanda anëtarësohen

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, me një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se pa marrë parasysh se nëse Kosova themelon grup për të bërë pjesë e aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë, NATO, tjetër kush anëtarësohet, shkruan Gazeta Metro.


Zogaj shkroi se edhe pse shteti jonë ndërmerr iniciativa për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut, janë shtetet nordike të cilat anëtarësohen.

“Kosova krijon grup për antarësim në NATO, ndërsa Suedi e Finlanda antarësohen”, shkroi ai.

Më tutje ai shkroi se edhe pse i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka në gojë Kosovën, sipas tij shtetet skandinave kanë kontribuar për paqe.

“Biden sapo e përmendi Kosovën, veç që Finlanda e Suedia kanë kontribu për paqen tek ne”, shkroi Zogaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë