Loading…

Zogaj kritikon Osmanin: Mendimi i saj politik nuk kalon as nivelin e një shitëse çamçakëzash

  • 19/09/2023 | 16:21

Zogaj kritikon Osmanin: Mendimi i saj politik nuk kalon as nivelin e një shitëse çamçakëzash

Analisti , Petrit Zogaj ka reaguar pas publikimit të një foto nga Presidentja Osmani e cila njoftoi se është takuar në New York, ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-komandantin e përgjithshëm të forcave evropiane të NATO-s, Wesley Clark, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Zogaj kritikoi Osmanin pasi sipas tij Presidentja “përmes këtyre fotove po tenton me iu thënë një grusht të militantave të saj, që Kosova është në rrugën e drejtë”.

“Per Vjosen, nuk ka asnje lidhje qe Kosova eshte nen sanksione te BE-se, e te cilat ShBA i ka mbeshtetur. Sepse mendimi i saj politik nuk kalon as nivelin e nje shitese camcakezash te ndonje kiosku ne qoshe te Prishtines, e cila lexon lajme flash ne facebook”, shkroi Zogaj ndër të tjera.

Ky është postimi i tij:

Keta te dy jane ne pension. Administrata aktuale amerikane zor qe u kerkon ndonje keshille ketyre dyve. Pra, koha e tyre ishte ne vitet 90. E Kosova, me sakte elita politike e Kosoves e viteve 90/00, ka qene ne nivelin e pergjegjesise dhe keta dy persona kane qene ne anen e Kosoves. Pra, kane qene aleatet tane.
Nderkohe, elita aktuale e Kosoves, administraten e tanishme te ShBA-se e ka kunder. Ne secilin aspekt te mundshem. I vetmi komunikim i administrates amerikane me Vjosen ose Albinin, eshte kur zyrtaret amerikane duhet me i shpreh pakenaqesite e tyre me udheheqjen e Kosoves.
Presidentja e Kosoves, njeriu qe karakterizohet me mungese te thekesuar te mendimit e aksionit politik, tenton qe permes ketyre fotove, me u thene nje grusht militanteve te saj, qe Kosova eshte me rrugen e drejte, “..se a po e shihni, une po dal ne foto me Clinton e Clark..”
Per Vjosen, nuk ka asnje lidhje qe Kosova eshte nen sanksione te BE-se, e te cilat ShBA i ka mbeshtetur. Sepse mendimi i saj politik nuk kalon as nivelin e nje shitese camcakezash te ndonje kiosku ne qoshe te Prishtines, e cila lexon lajme flash ne facebook./gazetametro.info

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë