Loading…

Zogiani i reagon këshilltarit të Kurtit:’A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet’

  • 26/05/2020 | 12:55

Zogiani i reagon këshilltarit të Kurtit:’A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet’

Këshilltarit të Kurtit, pas Nasër Rafunës i ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogjani, transmeton Gazeta Metro.


Këshilltari kryeministrit në detyrë, Luan Dalipi, ka shkruar dje se rreth serialit ‘Çka ka shpija’ në televizionin publik, duke e cilësuar serialin si ‘pa shije, pa kreativitet’.

Filimisht Dalipit i ka reaguar aktori Naser Rafuna, përmes një komenti në statusin e Dalipit në Facebook, Rafuna ka thënë se nuk duhet të kritikohet arti.

E pas Rafunës, për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogjani, i cili është gjithashtu pjesë e serialit në fjalë.

Zogjani ka ndarë statusin e Dalipit, ndërsa ka shkruar: “A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet“.

Ndërkohë, për statusin e Dalipit ka reaguar edhe vetë aktori kryesor i serialit, Naser Rafuna, duke i komentuar atij në status.

Rafuna ka thënë se deri më tani për serialin që bëhet në formë kritikuese e me sarkazëm nuk kanë pasur deri më tani reagim nga askush./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë