Loading…
Zona e Shqipërisë që ‘noton’ mbi ar
  • 14/03/2019 | 15:28

Zona e Shqipërisë që ‘noton’ mbi ar

Shqipëria është shumë e pasur me minerale. Sipas një analize të bërë vitin e kaluar nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikës, në 1 ton bakër gjenden 4 gramë në minierën polimetalore të Munellës në Pukë. Llogaritet që sasia e arit në këtë minierë të jetë rreth 4 tonë, trasnmeton Gazeta Metro.


Përpunimi i tyre është një nga aktivitetet kryesore për të cilat kompanitë e mëdha synojnë të bashkëpunojnë me shtetin shqiptar apo edhe t’i privatizojnë.

Kompanitë e shumta që kanë punuar në këtë minierë prej vitit 2000, janë marrë kryesisht me rivlerësimin e rezervave të bakrit dhe zinkut e më pak me shtimin e rezervave të reja.

Së fundmi, është rritur interesi i kompanive koncensionare edhe kundrejt mineraleve më të pakta në këtë minierë duke bërë një rivlerësim të rezervave të arit  një rezultat befasues dhe goxha i shtrenjtë prej 4 tonësh ar./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë