Edhe para se të bëhej Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump njihej si një prej grave më të famshme në Amerikë, transmeton Gazeta Metro.
Pasi u martua me presidentin e tanishëm, Donald Trump, njëheri edhe miliarderin më të njohur në vend, jeta e saj u bë gjithmonë cak i mediave.
Dihet që shumë gjëra kanë ndryshuar për zonjën Trump përgjatë viteve, duke përfshirë këtu edhe pasurinë e saj.
Sipas mediave amerikane, Melania Trump është Zonja e Parë më e pasur në historinë e Amerikes.
Ajo vlen plot 50 milionë dollarë, sipas Celebrity Net Worth. Këtu shumë e kishte arritur pothuajse Jackie Kennedy, kur vdiq në vitin 1994.
Edhe pse e martuar me një miliarder, Melania ka kontribouar edhe vet në pasurinë e saj.
Ajo vjen nga një familje e priveligjuar në Slloveni, ndërsa edhe karriera e saj si modele i ndihmoi të fitojë shuma të mëdha parash./gazetametro.net