Lideri i Opozitës në Maqeoni Zoran Zaev dhe partia e tij LSDM, ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përkundër se rezultatet e numruara deri në 30 përqidn tregojnë partinë e tij në vend të dytë. Ata besojnë se kanë fituar për jnë deputet më shumë.
Petre Shilegov,  zëdhënës i LSDM’së, ka thënë se opozita maqedonase ka fituar në të gjitha qytetet e mëdha, duke i shkaktuar humbje VMRO-DPMNE’së të Nikolla Gruevskit.
LSDM i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të festojnë në sheshin e Shkupit, pasi fitorja është afër. Kjo edhe mund ta tensionojë situatën dhe të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor më Maqedoni. /gazetametro.net