Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka shprehur shqetësimin se mosalokimi i subvencionit të Qeverisë për energjinë elektrike, është duke rrezikuar Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E e po ashtu edhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike, shkruan Gazeta Metro.
Këtë shqetësim ZRRE’ja e ka shprehur pas takimeve të ndara që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), KESCO’s dhe të KOST’it të enjten.
“Ndër të tjera, u theksua edhe rëndësia e mbylljes së obligimeve financiare të operatorëve të licencuar ndaj njëri – tjetrit, si dhe ndikimi që këto vonesa po e shkaktojnë sektor. Sipas informacioneve të marra nga të licencuarit në fjalë, mos alokimi i subvencionit të Qeverisë për energjinë elektrike, është duke e rrezikuar Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Të pranishmit u zotuan të bashkëpunojnë edhe më tej me njëra-tjetrën, si dhe me institucionet tjera publike në vend, në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ZRRE’së pas takimeve.
Më poshtë njoftimi i plotë. /gazetametro.net