Loading…

ZRRE paralajmëron sërish shtrenjtim të energjisë elektrike

  • 07/02/2023 | 12:39

ZRRE paralajmëron sërish shtrenjtim të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka paralajmëruar shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2023.


Kryetari i Bordit të  ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, para Komisionit parlamentar për ekonomi të  martën, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.

Mirëpo, ai nuk dha detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike.

Duke paraqitur planin e punës për vitin 2023, Fejzullahu, tha se prioritet gjatë  këtij viti është edhe rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë , por edhe tregu i përbashkët me Shqipërinë./KP/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë