Loading…

Zuckerbeg: Ja përse e ndryshova emrin e Facebook në ‘Meta’

  • 29/10/2021 | 21:14

Zuckerbeg: Ja përse e ndryshova emrin e Facebook në ‘Meta’

Mark Zuckerberg i befasoi të gjithë me vendimin për të ndryshuar emrin e kompanisë së tij, por njerëzit në fund nuk do të kenë mundësi të bëjnë gjë tjetër përveçse të mësohen me emërtimin e ri: Meta!


Kjo bëhet për një qëllim: të përfshijë vizionin e të ardhmes mbi realitetin virtual, atë që Zuckerberg e quan “metavers”, një mjedis i realitetit virtual ku përdoruesit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një hapësirë dixhitale.

“Ne kemi ndërtuar gjëra që i kanë afruar njerëzit me njëri-tjetrin në mënyra të reja.. Kemi mësuar shumë nga problemet me çështjet sociale dhe jetesa në platforma të mbyllura. Tani është koha, që gjithçka të mësuar ta vëmë në përdorim dhe të ndihmojmë në ndërtimin e kapitullit të ardhshëm. Po ia kushtojmë energjinë tonë kësaj gjëje më shumë se çdo kompani tjetër në botë. E ardhmja do të jetë përtej gjithçkaje që keni imagjinuar deri më sot”, tha Zuckerbeg.

Skeptikët sakaq e shohin këtë lëvizje, si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga të ashtuqujtuarat “Facebook Papers”, një dokument i rrjedhur e bërë publik nga një konsorcium organizatash mediatike, që përfshin edhe agjencinë “Associated Press”.

Shumë nga këto dokumente, të bëra publike për herë të parë nga një ish-punonjëse e Facebook-ut, Frances Haugen, zbuluan sesi kompania ka injoruar apo minimizuar paralajmërimet e brendshme për pasojat negative dhe shpesh të dëmshme në të gjithë botën, të mënyrës se si veprojnë algoritmet e kësaj platforme sociale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë