Loading…

Zv.kryeministri e pranon se ka qenë pjesë e Ansamblit “Shota”

  • 17/09/2020 | 08:15

Zv.kryeministri  e pranon se ka qenë pjesë e Ansamblit “Shota”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, në emisionin DPT te Fidani, i është përgjigjur atyre që i thanë me ironi se ishte valltar. Selmanaj ka thënë se kjo është e vërtetë dhe bën pjesë në krenarinë e tij.


“Është shumë e vërtetë dhe e them me krenari që rrita ime s’ka qenë e lehtë sepse e kam pasur babën mësues. Kemi qenë shtatë fëmijë, unë kam qenë fëmija i shtatë. Kam punuar shumë herët për t’u pavarësuar vet, për të jetuar vet, aktivitete kam pasur, kam qenë valltar i Ansamblit Shota. Kjo është pjesë e krenarisë dhe rritës sime se si jam zhvilluar”, është shprehur Selmanaj.

“Zhvillimi dhe emancipimi ynë ka ngecur. Unë jam krenar në çdo çështje që lidhet me vlerat kombëtare dhe tradicionale. Nëse unë kam pasur fatin të jem pjesë e kultivimit të atyre vlerave, më bën krenar”.

Gjithashtu, Selamanaj tha se përveç se ka qenë pjesë e Ansamblit Shota, ai ka punuar edhe si kamerier për t’u financuar vet gjatë studimeve të tij.

“Unë më parë kam punuar edhe kamerier 4-5 muaj. Kam jetuar dhe jam financuar vet gjatë gjithë studimeve të mia. Nëse dikush ndihet keq për këtë unë iu them, kushdo që të kaluarën e vet e ka pasur duke u angazhuar vet që të jetë i pavarur vet, kjo do të duhej të shihej si vlerë e jo si dobësi”, shtoi Selmanaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë