Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka vazhduar me një tjetër postim pas atij të mbrëmshmit ku quajti kriminelë prokurorët, kurse sot u krenuar për kapjen e 7 telefonave dhe 2 kutive me tableta në burgjet e Dubravës dhe Smerkonicë, shkruan Gazeta Metro.
Sallahu, përmes një postimi në Facebook tha se gjatë kësaj bastisje janë kapur 7 telefona, 11 karikues për telefona, 3 USB, 4 kufje, 4 kabllo të adapterave, 1 mbushës baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, 2 kutia me tableta dhe 2 skalpera.
Sallahu mbrëmë bëri një postim që nxiti reagim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, që paralajmëroi me ndërprerje të bashkëpunimit Qeverinë e Kosovës.