Loading…

Zvicër në epërsi ndaj Kamerunit, asiston Shaqiri

  • 24/11/2022 | 12:38

Zvicër në epërsi ndaj Kamerunit, asiston Shaqiri

Pasi përfunduan 45 minutat e para në ndeshjen Zvicër – Kamerun, portat mbetën të paprekura, por me tu kthyer në fushën e blertë, Xherdan Shaqiri asistoi te Embolo, ku ky i fundit gjeti golin dhe kaloi zviceranët në epërsi, shkruan Gazeta Metro.


Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin G, ndërsa në këtë grup bëjnë pjesë Brazili dhe Serbia, të cilat ndeshën sonte me fillim nga ora 20:00 me kohën tonë.

Startues për helevetikët ishin edhe dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ky i fundit u nxjerr nga loja në minutën e 72, për ti lënë vend Noah Okafor.

Ndeshja deri në minutën e 70 dukej të ishte e balancuar edhe në aspektin e posedimit e goditjeve drejt portës, duke justifikuar edhe rezultatin minimal.

Fitorja është e rëndësishme për të dyja kombëtaret, pasi në të njëjtin grup luajnë edhe Serbia e Brazili, dhe gara për 2 pozitat e para do të jetë e nxehtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë