Loading…

Zvicër: Shqiptari futet në anën e kundërt, gjen vdekjen një grua

  • 14/03/2017 | 08:22

Zvicër: Shqiptari futet në anën e kundërt, gjen vdekjen një grua

Një grua 67 vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes së fortë midis dy automjeteve në tunelin Misox të Zvicrës.


Shoferi 26 vjeçar i makinës tjetër me targa shqiptare ka pësuar dëmtime të lehta.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën A 13, ku makina e shqiptarit po udhëtonte për në Ticino, ndërsa është përplasur në tunel me automjetin tjetër në mënyrë frontale, duke shkaktuar thuajse shkatërrimin e plotë të dy makinave.

Mediat zvicerane bëjnë me dije se ishte makina e shqiptarit ajo që ka dalë në anën e kundërt dhe për pasojë ka shkaktuar përplasjen kokë më kokë me makinën tjetër që vinte nga Ticino, në kantonin Grisons të Zvicrës, shkruan OraNews.

Gruaja 67 vjeçare vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa shqiptari u dërgua në spitalin San Giovanni në Bellinzona.

Prokurori dhe polica nisi një hetim se pse automjeti nga Shqipëria përfundoi në korsinë e kundërt. Rruga mbeti e mbyllur përreth 4 orë. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe 15 zjarrfikës dhe dy ambulanca.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë