Në Ebikon të Luzernit në Zvicër, një zviceran 34 vjeçar e ka plagosur me armë zjarri një djalë 21 vjeçar nga Kosova, duke e lënë të plagosur në oborrin e një shkolle.
Të shtënat janë dëgjuar në orën 21:45 minuta dhe menjëherë është thirrur policia. Në vendin e ngjarjes gjendeshin disa persona, në mesin e të cilëve edhe kosovari i plagosur, pëcjellë Gazeta Metro.
Policia e ka arretuar menjëherë zviceranin 34 vjeçar, ndërsa prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen.
Ndërkohë deri tani policia zvicerane nuk e ka gjetur asnjë dëshmitar të rastit, andaj u ka bërë thirrje publike për ndihmë me informacione lidhur me ngjarjen.