Loading…

Zvicra dënon kosovarin me 4 vjet burg, vodhi mbi gjysmë milioni franga

  • 24/01/2017 | 16:26

Zvicra dënon kosovarin me 4 vjet burg, vodhi mbi gjysmë milioni franga

Gjykata e Lucernit e ka dënuar me katër vjet burg një kosovar 43 vjeçar për vjedhje të shumëfishta, shkaktim dëmesh, prishje të qetësisë publike, ngasje pa patentshofer dhe akuza të tjera.

Ai, së bashku me bashkëpunëtorë të tij, nga fundi i prillit deri në fund të korrikut të vitit 2012 kishte kryer ‘me sukses’ një varg vjedhjesh në kantonet: Lucern, Schwyz, Aargau, Bernë, Thurgau, Vaud dhe Cyrih, ndërsa në disa përpjekje tjera, kishte dështuar. Para së gjithash cak i bandës ishin pompat e benzinës, shkruan luzernerzeitung.ch.

“Me dhunë brutale ata hynin në ambientet e përmendura duke thyer mure, prerë dyer ose thyer pullaze”, thuhet në vendimin e gjykatës. Pastaj në mënyrë të dhunshme kanë hapur kasafortat ose bankomatët, duke nxjerrë prej tyre para ose gjësende të tjera me vlerë.

Në gjashtë raste banda ka pasur sukses dhe ka plaçkitur gjithsej 544 mijë e 500 frangave. Në aksionet e saj, banda ka shkaktuar dëme në shumën prej 256 mijë frangave, përcjell albinfo.ch.

“Numri i madh i delikteve të kryera brenda një kohe kaq të shkurtë tregon se i akuzuari (dhe bashkëpunëtorët e tij) kanë ushtruar punën e tyre në formë profesioni, në mënyrë që ashtu të realizojnë të ardhura të konsiderueshme”, thuhet më tutje në vendimin e gjykatës.

Kosovari 43 vjeçar është dënuar me heqje lirie prej katër vjetësh. Ai tashmë ka vuajtur 485 ditë në paraburgim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë