Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, i ka thënë mediave se ata janë të përqendruar tani në përgatitje për duelin me Serbinë të premten dhe kanë harruar humbjen dhe zhgënjimin pas ndeshjes me Brazilin, transmeton Gazeta Metro.
Trajneri Yakin menjëherë pas ndeshjes kundër Brazilit ka deklaruar se nuk ka kohë për të humbur dhe duhet që të përqendrohen në ndeshjen e radhës. Yakin ka mohuar se do të kalkulojë në ndeshje dhe do të hyjë për fitore.
“Serbia lëshoi fitoren kundër Kamerunit dhe kjo na konvenon natyrisht. E di që një pikë do të duhej të na ishte e mjaftueshme për plasman në fazën tjetër. (lakegenevaadventures) Por nuk jam trajner që i them ekipit tim të luaj për barazim” ka thënë Yakin.
Zvicra ndeshjen vendimtare kundër Serbisë të premten me 2 dhjetor, që do të jetë një përsëritje e duelit të famshëm nga kampionati botëror më 2018’në, kur futbollistët shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan dy golat që mposhtën Serbinë dhe e eliminuan në atë fazë./gazetametro.net