Loading…

Zvicra në hall për punëtorë, lajm i mirë për kosovarët

  • 20/09/2019 | 18:13

Zvicra në hall për punëtorë, lajm i mirë për kosovarët

Për shkak të rënies së natalitetit, Credit Suisse, raporton se Zvicra do të ketë mungesë të punëtorëve.


Ekonomistët në bankë vlerësojnë se 1.1 milion njerëz në Zvicër do të dalin në pension gjatë 10 vjetëve të ardhshme, një shifër që përfshin rreth 800,000 njerëz që punojnë aktualisht, përcjell albinfo.ch.

Deri në vitin 2021 do të ketë më shumë njerëz që largohen nga tregu i punës sesa anëtarësimi në të, shkruajnë mediat zvicerane.

Aktualisht, 61% e popullsisë është në moshë pune (20-64). Deri në vitin 2029, kjo shifër vlerësohet të bjerë në 58%.

Sektorët që do të kenë goditjen më të fortë përfshijnë bujqësinë, prodhimin, transportin, administratën dhe shërbimet sociale, përfshirë shëndetësinë.

Në veçanti, sektori i kujdesit shëndetësor do të goditet shumë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë