Loading…

Zymer Bytyqi drejt largimit nga Konyaspor, pritet transferimi i tij te gjiganti grek

  • 31/01/2023 | 15:16

Zymer Bytyqi drejt largimit nga Konyaspor, pritet transferimi i tij te gjiganti grek

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi raportohet se është pranë largimit nga Konyaspor për t’u transferuar tek Olympiacos, transmeton Gazeta Metro.


Siç raportohet nga mediumi turk ‘BBN Haber’ futbollisti kosovar nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me Konyaspor për të vazhduar kontratën.

Ai ka kërkuar largimin nga klubi turk dhe pas një takimi përmes agjentëve të tij ka arritur marrëveshje parimore me Olympiacos.

Tutje, thuhet se drejtuesit e klubit grek nuk duan të paguajnë dëmshpërblim për 26-vjeçarin, për arsye se Bytyqit i skadon kontrata në verë. Mirëpo, zgjidhje për këtë është parë mesfushori qendror, Andreas Bouchalakis.

Olympiacos do t’i japë 29-vjeçarin Konyasporit, të cilin klubi turk dëshironte ta merrte në huazim pa pagesë deri në fund të sezonit.

Zymer Bytyqi këtë sezon ka regjistruar vetëm një asistim në 19 ndeshje në elitën e futbollit turk. Ai ka qenë larg nga forma që pati edicionin e kaluar. /gazetametro.net

‘Zymer Bytyqi është zhdukur këtë sezon’: Paraqitjet e tij zhgënjyese marrin jehonë në Turqi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë