Loading…

‘Zymer Bytyqi është zhdukur këtë sezon’: Paraqitjet e tij zhgënjyese marrin jehonë në Turqi

  • 01/11/2022 | 14:32

‘Zymer Bytyqi është zhdukur këtë sezon’: Paraqitjet e tij zhgënjyese marrin jehonë në Turqi

Nëse shikojmë statistikat e vitit të kaluar të Zymer Bytyqit dhe i krahasojmë me të këtij sezoni atëherë do të ‘shohim’ dy futbollistë të ndryshëm. Ai nuk po kalon aspak momente të mira me Konyaspor dhe kjo ka bërë që të kritikohet nga mediumet turke, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet fjalë për mediumin ‘Merhaba’ e cila është e afërt me skuadrën turke. Ajo e quan ‘të zhdukur’ këtë edicion anësorin e Kombëtares së Kosovës.

Mirëpo, përveç Bytyqit të kritikuar janë edhe futbollistët e tjerë si Soner Dikmen, Amir Hadziahmetovic, Kondrad Michalak dhe anësori i Shqipërisë, Endri Çekiçi.

”Forma e dobët e Konyaspor në javët e fundit është për shkak të performancës së lojtarëve të rëndësishëm në 11’shen startuese. Shumë prej emrave të suksesshëm të sezonit të kaluar janë zhdukur këtë sezon.”

”Lojtarët e suksesshëm të sezonit të kaluar, si Zymer Bytyqi, Soner Dikmen, Amir Hadziahmetovic, Kondrad Michalak, Endri Çekiçi kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre,” thuhet ndër të tjerash në artikullin e tyre.

Shkaku i paraqitjeve jo të mira, sidomos në dy ndeshjet e fundit kanë bërë që 26-vjeçari kosovar të zëvendësohet ende pa përfunduar një orë lojë.

Në duelin kundër Adana Demirspor doli nga fusha në minutën e 59’të, kurse ndaj Kasimpasa në minutën e 55’të.

Zymer Bytyqi këtë sezon ka regjistruar vetëm një asistim në 12 ndeshje. Mirëpo, duhet të theksohet se edhe stinorin e kaluar deri në këtë pikë të garave kishte dhuruar vetëm një asistim më shumë.

Ndërkaq, ‘shpërthimi’ i tij kishte ardhur në javët e fundit të kampionatit, ku pothuajse në çdo takim shënonte ose asistonte. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë