Loading…

Zyra e BE’së në Kosovë mirëpret rihapjen e terminalit doganor në Trepçë

  • 03/11/2021 | 16:56

Zyra e BE’së në Kosovë mirëpret rihapjen e terminalit doganor në Trepçë

Rihapja e terminalit doganor të Trepçës në Mitrovicë, është mirëpritur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Pas shtatë vitesh, dje është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin 2014 padrejtësisht Trepçës i është privuar kjo hapësirë.

Lajmi është mirëpritur edhe nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Përurimi i terminalit publik doganor të Trepçës është një shembull i mirë i përparimit që po bënë Kosova”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë  thotë se në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën kapitulli i doganave është ndër rekomandimet kryesore.

“Po ashtu kjo çështje është një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar tutje Szunyog.

Edhe drejtori i Trepçës Agron Llugaliu  ka thënë se çështja e Doganës së Trepçës adreson edhe një problem me vite që është përsëritur si sfidë e të bërit biznes në raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Më poshtë edhe postimi i plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë