Loading…

Zyra e Kryetarit të Ferizajt Agim Aliut është bërë vend i shenjtë për peligrinazh, thotë opozita

  • 24/01/2020 | 23:29

Zyra e Kryetarit të Ferizajt Agim Aliut është bërë vend i shenjtë për peligrinazh, thotë opozita

Punëtorëve shëndetësorë u interesojnë kontratat e punës dhe pagat, studentëve bursat, qytetarëve u intereson që paratë tyre të mos shkojnë te përmbaruesit, e nuk ju interesojnë fotografitë e servilëve të PDK-së në zyret luksoze të kryetarit Aliu, janë reagimet e asambleistit ferizajas Gëzim Kokollarit, shkruan Gazeta Metro.

Fotografitë e fundit të takimeve të cilat po zhvillohen në zyrën e kryetarit Agim Aliu me një interier të ri dhe ndryshe, krahasuar me zyrën e mëparshme kanë nxitur reagime të opozitës.

Përmes një statusi në Facebook ka reaguar asambleisti i Kuvendit komunal nga radhët e LDK-së Gëzim Kokollari duke i quajtur publikimet e fotografive mënyrë artificiale, për  ruajtjen e imazhit të kryetarit Aliu të cilat sipas Kokollarit po i publikojnë servilët e PDK-së

“Fotot me kryetarin Aliu, në zyret e reja luksoze të tij, janë bërë kusht kryesor për servilët e PDK-së që ti publikojnë fotot me të, në menyrë që artificialisht ta ruajnë imazhin tani më të humbur të padronit të tyre.

Por, qytetarët nuk mund ti mashtrosh me fotografi të postuara nga profiterët, që të mbulosh skandalet dhe dy vitet e humbura në qeverisjen tënde!

Kryetar Aliu, punëtorëve shëndetësor i’u intereson të marrin pagat e tyre që nuk i kanë marrur qe 5 muaj. Punëtorëve shëndetësor i’u intereson që të kenë kontrata pune e të mos punojnë në të “zezë”.
Po ashtu, studentëve i’u intereson që të marrin bursat e tyre që janë ekzistenciale për shkollomin e tyre.

Heqja e profesionistëve nga pozitat udhëheqëse në komunë pa asnjë procedurë ligjore, ndoshta edhe mund të jetë njëra nga arsyet e mos fotografimit me juve në zyret e tua luksoze.

Qytetarëve i’u intereson që paratë e tyre të mos shkojnë te përmbaruesit, në mënyrë që të mos pasurosh edhe më shumë të pasurit e në anën tjetër të varfërosh edhe më shumë të varfërit.” thuhet në status./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë