Loading…

Zyra e Presidentit Thaçi deklarohet rreth vonesave për formimin e Qeverisë: Ka mundësi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

  • 15/01/2020 | 08:20

Zyra e Presidentit Thaçi deklarohet rreth vonesave për formimin e Qeverisë: Ka mundësi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Zyra e Presidentit të Kosovës, ka paralajmëruar mundësinë që presidenti Hashim Thaçi t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar paqartësitë kushtetuese dhe ligjore, në rast se do të ketë vonesa të mëtejme në formimin e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, koalicion i cili do të formonte qeverinë e re.


Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Zyra e informimit të Presidencës së Kosovës.

“Përgjegjësia kushtetuese e presidentit është funksionalizimi i institucioneve. Ai është garantues i funksionimit kushtetues e demokratik dhe është i obliguar të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për ta përmbushur këtë detyrim të tij, duke mos përjashtuar edhe kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar çdo paqartësi kushtetuese dhe ligjore në shërbim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit të Kosovës.

Megjithatë, kjo zyrë nuk ka sqaruar se kur presidenti i vendit do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë