Loading…

“Zyra për Certifikim s’mund të arsyetohet, duhet të ketë interpretim ligjor të qartë lidhur me kandidatët për deputetë”

  • 22/01/2021 | 16:44

“Zyra për Certifikim s’mund të arsyetohet, duhet të ketë interpretim ligjor të qartë lidhur me kandidatët për deputetë”

Zyra për Certifikim në KQZ ka rekomanduar që të gjithë kandidatët e sjellur nga partitë politike të certifikohen, por kjo po konsiderohet si mos-kryerje e obligimit të vet kësaj zyre.


Kështu është shprehur për lajmi.net, njohësi i çështjeve juridike Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Arsyetimi i Zyrës për Certifikim në KQZ ka qenë se ka pasur paqartësi nga interpretimet e ndryshme dhe nuk është arritur një përfundim., ka thënë Miftaraj.

“Kemi kërkuar shkresa nga institucione të ndryshme për vendimmarje. Zyra nuk ka arrit me zbatu pikën Q të pikës 29. Për këtë arsye zyra ju rekomandon ta ceritifikoni listën ashtu qysh është edhe pse kemi edhe ankesa tjera”, kanë thënë nga kjo zyre.

Miftaraj është shprehur se nuk mund të jetë arsyetim pamundësia për verifikim pasi kjo zyrë paguhet për të njëjtën për 365 ditë edhe kur ka zgjedhje.

“Nuk mund të jetë arsyetim se s’kemi qëndrim dhe s’kemi mundur t’i verifikojmë. 365 ditë paguhen për këtë punë kur ka zgjedhje”, tha Miftaraj më tutje.

Sipas tij, kjo zyrë duhet të ketë opinion ligjor të qartë dhe duhet t’i tregojë një për një të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret ligjore ose jo që të kandidojnë në zgjedhje dhe nuk guxon të thuhet se s’është arritur të verifikohet një gjë e tillë.

I pyetur lidhur me mendimin e tij sa i përket çështjes në fjalë, Miftaraj thotë se dispozitivi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese se deputetët që kanë pasur probleme me ligjin në 3 vitet e fundit nuk mund të kandidojnë është i qartë, prandaj në frymën e këtij vendimi, Zyra për Certifikim në KQZ duhet t’i vlerësojë kandidatët.

“Interpretimin e ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe dispozitivi është i qartë. Por, në situatën që jemi ne sot, askush nuk e ka informacionin lidhur me dosjet e deputetëve përveç Zyra për Certifikim që i ka këto dosje. Dhe kjo zyrë duhet t’i vlerësojë rast për rast se kush ka të drejtë ose jo, pastaj kjo zyrë duhet të bëjë raport për KQZ-në dhe në KQZ votohet. Vendimmarrja dhe vota e çdo anëtari të KQZ-së është e pavarur”, tha Miftaraj.

Ndërkohë, në ora 17:30 pritet që të vazhdojë mbledhja e ndërprerë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me çështjen në fjalë ku pritet të votohet rekomandimi i Zyrës për Certifikim të kandidatëve dhe Partive Politike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë