Loading…

Zyrtare: Adnan Januzaj transferohet te Basaksehir

  • 03/02/2023 | 11:05

Zyrtare: Adnan Januzaj transferohet te Basaksehir

Ylli shqiptar, Adnan Januzaj ka kompletuar huazimin e tij nga Sevilla te Istanbul Basaksehir.


Januzaj kishte mundësi të pakta te Sevilla në gjysmën e parë të sezonit 2022/23 të Sevilla dhe vendosi ta ndryshoj skuadrën.

Reprezentuesi belg ka ndryshuar rrënjësisht ambient duke u transferuar në Superligën e Turqisë te Basaksehir.

Është vet skuadra turke që ka njoftuar zyrtarisht huazimin e djaloshit me prejardhje nga Istogu.

“Klubi ynë ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje huazimi me Adnan Januzaj, i cili ka luajtur në Sevilla, një nga skuadrat spanjolle të La Ligës, deri në fund të sezonit 2022-2023”.

“I urojmë mirëseardhjen në familjen tonë Adnan Januzajt dhe i urojmë suksese me fanellën tonë ngjyrë portokalli-blu e errët”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Basaksehir është në pozitën e tretë pas 21 xhirove të zhvilluara në Superligën e Turqisë dhe momentalisht është në pozitën që e dërgon në Ligën e Evropës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë