Loading…
Zyrtare: Altin Morina rikthehet te Ylli
  • 13/08/2019 | 16:16

Zyrtare: Altin Morina rikthehet te Ylli

Basketbollisti prizrenas, Altin Morina, është rikthyer në qytetin e Suharekës dhe ka nënshkruar me Golden-Eagle Yllin, transmeton Gazeta Metro.


Ish basketbollisti i Bashkimit e Prishtinës nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës së Yllit. Lajmi për transferimin e tij është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit ‘verdhezi’.

“Altin Morina rikthehet në ngjyrat tona. Altin Morina, prizenasi që gjithmonë ka një vend të zemrat e tifozëve të Golden Eagle Yllit nga sot u vesh me ngjyrat Verdhë e Zi. Me një përgatitje për t’ia pasur drojën kundërshtarët. Deportimet dhe gjuajtjet e tij do të bëjnë që rrjeta e koshit kundërshtar të lëvizë shpesh. Gati për një sezon plot jetë në klub!” – thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

Ndryshe, Altin Morina bëhet përforcimi i parë i Yllit për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë