Loading…

Zyrtare: Arbnor Morina emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës U17

  • 31/01/2023 | 12:51

Zyrtare: Arbnor Morina emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës U17

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se trajneri i mirënjohur, Arbnor Morina është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës U17, transmeton Gazeta Metro.


Morina është shprehur i gatshëm për të dhënë maksimumin e tij që Kombëtarja U17 të ketë rezultate kulmore.

”Puna e trajnerit është punë e cila nuk ka pushim dhe nuk ka kufij. Jam i lumtur që jam kthyer aty ku kam qenë prej vitit 2000 deri në vitin 2005. Së bashku me stafin tim do të mundohemi të bëjmë më të mirën që duhet bërë për Kombëtaren U17.”

”Jam i lumtur që po e pasoj Arsim Abazin, i cili është trajner i mirënjohur dhe miku im i vjetër. Do të punojmë shumë në atë drejtim që djemtë tanë t’i bindim që duhet të arrijnë rezultate kulminante, ngase i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës”, ka theksuar Morina për faqen zyrtare të FFK’së.

Kujtojmë që së fundmi Morina ishte shef i shtabit teknik te Ferizaj derisa kishte dhënë dorëheqje pas barazimit 1-1 kundër Gjilanit në fillim të sezonit.

Përveç Ferizajt, 59-vjeçari ka drejtuar gjithashtu skuadra si Arbëria, Flamurtari, Prishtina, Gjilani, Feronikeli, Drita dhe Vushtrria.

Ndërsa, për një periudhë pesëvjeçare (2000-2005) kishte edhe udhëhequr Kombëtaren U21 të Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës U17 në kualifikimet për Euro 2023 është përfshirë në Grupin e 9’të, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë