Loading…
Zyrtare: Arian Qallaku vazhdon me Rahovecin
  • 14/08/2019 | 14:55

Zyrtare: Arian Qallaku vazhdon me Rahovecin

Njëri nga basketbollistët kryesor sezonin e fundit te Rahoveci, Arian Qallaku, ka vazhduar bashkëpunimin e tij me ‘Vreshtarët’, transmeton Gazeta Metro.


Basketbollisti nga Peja ka vazhduar kontratën e tij me nënkampionin e Kosovës edhe për një sezon tjetër. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Rahovecit.

Pas vazhdimit të kontratës, Qallaku është shprehur i lumtur dhe i sigurtë që sezoni i ri do të jetë më i mirë se i kaluari.

“Shumë i lumtur të jem sërish pjesë e një klubi e qyteti fantastik. Na pret një rrugë e gjatë, por jam i sigurtë qe ky edicioni do të jetë më i mirë se i kaluari. Faliminderit për përkrahje, shihemi së shpejti” – ka thënë ai për faqen zyrtare te klubit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë