Loading…

Zyrtare: Bajra merr drejtimin e Bashkimit, bashkë me të edhe dy transferime

  • 11/09/2019 | 18:46

Zyrtare: Bajra merr drejtimin e Bashkimit, bashkë me të edhe dy transferime

Pasi FIBA vendosi që t’ia largojë përkohësisht dënimin, klubi basketbollistik i Bashkimit ka filluar me kompletimin e skuadrës për sezonin e ri, transmeton Gazeta Metro.


KB Bashkimi ka emëruar Ilmen Bajrën në postin e kryetrajneri të klubit, teksa ka transferuar një basketbollist vendor dhe një të huaj.

“Bajra për shumë vite ka qenë ndihmëstrajner te Bashkimi dhe në disa ndeshje ka drejtuar ekipin si trajner i parë. Ai si ndihmës i Bashkimit ka fituar titullin e kampionit, kurse edicionin e shkuar ishte asistent i Damir Mullaomeroviqit te Prishtina. Gjatë dy edicioneve të fundit, Bajra ka fituar pesë trofe, përfshirë këtu edhe titullin e kampionit si trajner i ekipit të femrave të Bashkimit 2017/18. Këtë verë, Bajra ka qenë përzgjedhës i ekipit U-18 të femrave të Kosovës, që u paraqit në kampionatin evropian, divizioni B” – thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Musab Mala dhe Terik Bridgeman janë basketbollistët e transferuar nga ish kampioni i Kosovës.

“Një ndër pak lojtarët vendorë të njohur për lojë energjike dhe atraksione do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonën 2019-20. Musabi me shumë potentcial dhe punën e pa lodhshme do te jetë ndihmesë e madhe për klubin tonë. Edicionin e kaluar në superligë u dallua me 16 pikë, 4 asistime e 4 kërcime për ndeshje”. “Lojtari me prejardhje nga Amerika Terik Bridgeman i gjatë 198cm është përforcimi më i ri i klubit tonë. Në superligën e Georgisë përkatësisht në klubin Cactus Tiblisi luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonën 17/18 Bridgeman luajti me mesatare prej 12 pikë dhe 8 kërcime për ndeshje. Para saj ishte pjesë e William Paterson në NCAA ku kishte rreth 13 pikë për ndeshje. Bridgeman është një lojtar mjaft i lëvizshëm, njihet për saktësi nga distanca dhe gjysëm distanca dhe për depërtime energjike” – njofton klubi i Bashkimit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë