Loading…
ZYRTARE: Barcelona publikon listën anti-Manchester, kjo është mungesa e vetme
  • 15/04/2019 | 21:35

ZYRTARE: Barcelona publikon listën anti-Manchester, kjo është mungesa e vetme

Skuadra e Barcelonës ka publikuar listën zyrtare me futbollistët e ftuar për ndeshjen çerekfinale ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja e parë e zhvilluar në “Old Trafford” kishte përfunduar 0-1 në favor të katalunasve, por ende mbetet gjithçka e hapur dhe pritet një ndeshje e dytë tejet interesante në “Camp Nou”.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk do të mund të llogarit në Thomas Vermaelen i cili tash e sa kohë është i lënduar, por ky nuk llogaritet të jetë ndonjë mungesë e madhe.

Ndërsa, lajm i mirë është se Lionel Messi, Ivan Rakitic dhe Sergio Roberto do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Ndeshja e dytë çerekfinale mes Barcelonës dhe Manchester United zhvillohet nesër(e martë) me fillim prej orës 21:00 dhe më poshtë mund ta shihni listën me futbollistët e ftuar nga Valverde për këtë ndeshje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë