Loading…

Zyrtare: Bashkimit i largohet përkohësisht dënimi nga FIBA

  • 11/09/2019 | 17:53

Zyrtare: Bashkimit i largohet përkohësisht dënimi nga FIBA

Klubit të Basketbollit Bashkimi (Meshkujt) i është larguar përkohësisht pengesa nga FIBA për regjistrim të lojaterëve dhe pengesa për pjesëmarrje në gara në Superligë, transmeton Gazeta Metro.


Klubi prizrenas ka paguar një pjesë të dënimit prej 17 mijë euro, derisa për dhjetë muaj duhet të paguajë edhe shifrën e mbetur prej 43,000.00 euro, që në total bëjnë 60,000.00 euro.

Largimi i këtyre pengesave erdhi si rrjedhojë e marrëveshjes me lojtarë (Samadan dhe Gruev) të cilët janë fitues të rastit gjyqësor ndaj KB Bashkimi.

KB Bashkimi do të garojë në Superligën e Kosovës për edicionin 2019-2020. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë