Loading…

Zyrtare: Cristiano Ronaldo nuk luan nesër kundër Crystal Palace, kjo është arsyeja

  • 21/05/2022 | 19:53

Zyrtare: Cristiano Ronaldo nuk luan nesër kundër Crystal Palace, kjo është arsyeja

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo do të mungoj nesër në ndeshjen e fundit në kampionat të ‘Djajve të Kuq’ kundër Crystal Palace, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportimeve të fundit ai nuk do të jetë i gatshëm për duelin e nesërm sepse ka pësuar një dëmtim në ijë dhe nuk do të mund të paraqitet në ‘Selhurst Park’.

37-vjeçari për herë të fundit kishe munguar në sfidën ndaj Liverpool, për shkak se i kishte vdekur djali i porsalindur, ndërsa për shkak të një dëmtimi kishte qenë ndaj Manchester Cityt rreth dy muaj më parë.

Ai ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon duke realizuar 24 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka arritur të regjistroj edhe tre asistime.

Kujtojmë se Manchester United i duhet medoemos fitorja ndaj Crystal Palace nesër si mysafir pasi që në rast të një rezultati tjetër mund ta humbas edhe pozitën e gjashtë e cila e dërgon në Europa League sezonin e ardhshëm. Por, duhet të shikohet edhe nëse West Ham mposht Brightonin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë