Loading…

Zyrtare: De Biasi emërohet trajner i kombëtares evropiane

  • 11/07/2020 | 11:34

Zyrtare: De Biasi emërohet trajner i kombëtares evropiane

Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi do t’i rikthehet bankinës.


Italiani ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, për të drejtuar ekipin kombëtar të këtij vendi.

Është Komiteti Ekzekutiv i kësaj federate që ka bërë të ditur vendimin, me De Biasin që i është besuar drejtimi i kombëtares.

De Biasi në të kaluarën ka drejtuar ekipin kombëtar të Shqipërisë, duke e dërguar në Kampionatin Evropian të vitit 2016 në Francë.

Kujtojmë se Azerbajxhani ka qenë në grup me Kosovën në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e parë në Azerbajxhan kishte përfunduar 0-0, ndërsa në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët kishin triumfuar 4:0.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë