Loading…

Zyrtare: Edhe shteti amerikan kundër idesë së Thaçit për FSK’në

  • 08/03/2017 | 13:23

Zyrtare: Edhe shteti amerikan kundër idesë së Thaçit për FSK’në

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër idesë së Thaçit për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pa ndryshime kushtetuese.


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për synimin e paralajmëruar të Kosovës për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pa amandament kushtetues”, thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane në Kosovë.

Ka qenë ambasada amerikane e cila ka sqaruar qëndrimin amerikan për shndërrimin e FSK’së në ushtri.

“Ne e mbështesim transformimin gradual dhe transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike në përputhje me standardet e NATO-s.  Megjithatë, ky transformim duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik gjithëpërfshirës dhe përfaqësues që pasqyron demokracinë shumetnike të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Madje, në komunikatë thuhet se po që se miratohet ky ligj, Amerika do ta rivlerësonte bashkëpunimin dypalësh me FSK’në.

“Miratimi i ligjit të propozuar tani do të na detyronte që ta rivlerësojmë bashkëpunimin tonë dypalësh me forcat e sigurisë të Kosovës si dhe ndihmën tonë afatgjatë për këto forca”, thuhet aty./gazetametro.net

17193911_10212279169998722_2057867352_o

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë