Loading…
Zyrtare: Egzon Shabani nënshkruan kontratë të re me Ferizajn
  • 12/08/2019 | 22:04

Zyrtare: Egzon Shabani nënshkruan kontratë të re me Ferizajn

Kapiteni i Ferizajt, Egzon Shabani, ka vazhduar kontratën e tij edhe për dy vite të tjera, transmeton Gazeta Metro.


Përmes faqes së tyre zyrtare, KF Ferizaj ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Shabanin që ai të mbetet pjesë e skuadrës edhe për dy vite të tjera.

Gjithashtu, klubi ka njoftuar se gjatë javës do të prezantohet edhe disa transferime të reja.

“Sot skuadra jonë ka arritur marrëveshje me Kapitenin e skuadres sonë , Egzon Shabani për vazhdimin e kontratës edhe për dy (2) vit. Shabani i cili kishte shumë oferta nga skuadrat tjera te Superliges ai , vendosi t’i qëndrojë besnik klubit të zemrës dhe t’i ndihmojë në objektivat e klubit. Kapitenit i urojmë shëndet dhe shumë suksese në këtë sezon me fanelën e KF Ferizajt. Ndërsa gjatë kësaj jave pritët të prezantohen edhe transferimet e reja, të cilët janë duke u stërvitur me klubin tonë” – thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajt./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë