Një ndër basketbollistët më të mirë në Kosovë, Erjon Kastrati, është lojtari më i ri i Trepçës. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi në një postim në Facebook, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook pak çaste më parë skuadra e Trepçës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje tre vjeçare me Erjon Kastratin.
”Mirësevjen në qytetin e Basketbollit Erjon. Erjon Kastrati i bashkohet projektit tonë, për 3 vitet e ardhshme!,” thuhet në postimin e tyre.
Ky zyrtarizim nga finalistët e edicionit të kaluar në Superligën e Kosovës vjen vetëm pas pak kohe, ku ishte Golden Eagle Ylli që njoftoi për largimin e basketbollistit.
Ai kishte qenë një ndër më meritorët që suharekasit ishin shpallur dy herë radhazi kampion të elitës së basketbollit kosovar. /gazetametro.net