Klubi i Feronikelit dhe kryetrajneri, Afrim Tovërlani, kanë vazhduar bashkëpunimin për së paku edhe një sezon tjetër, transmeton Gazeta Metro.
Afrim Tovërlani u rikthye te Feronikeli 5 muaj më parë dhe puna e korrektesia e tij bëri qe Presidenti i klubit, Naser Ramaj, t’i ofrojë kontratë të re, njofton klubi nga Drenasi.
“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta, por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar Kryetari dhe zyrtarët e klubit” – tha fillimisht ‘Toki’ për faqen zyrtare të klubit.
“Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadër pretendente për titull. Kuptohet qe ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithëve do të jemi aty ku deshirojmë ne. Tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilët viteve të fundit janë mësuar më tituj e kupa” – përfundoj Tovërlani. /gazetametro.net