Loading…

Zyrtare: Feronikeli përforcohet me dy futbollist, njëri vije nga Belgjika dhe tjetri nga Holanda

  • 03/12/2019 | 18:17

Zyrtare: Feronikeli përforcohet me dy futbollist, njëri vije nga Belgjika dhe tjetri nga Holanda

FC Feronikeli është përforcuar me dy futbollist të rinj. Bëhet fjalë për Kristi Kullaj dhe Simon Loshin, transmeton Gazeta Metro.


Në afatin kalimtar të janari Feronikeli do të përforcohet me dy futbollist, të cilët kanë pranuar që tani dhe kanë nënshkruar kontratat.

Kristi Kullaj 20 vjeç, vije nga skuadra e të rinjëve në KSC Lokren, në Belgjikë. Pozicioni i preferuar i Kullaj, është mesfushor ofanzic, i aftë të luajë edhe nga krahët, por edhe në pozitën e mesfushorit qëndror.

Skuadrës i bashkohet edhe Simon Loshi i lindur në vitin 2000, i aftë të luajë në të dyja anët e mbrojtjes, në të djathtën e në të majtën, ishte pjesë e grupmoshave të Feynoordit nga ekipa e re, U17, U18 e U 19.

Feronikeli ka njoftuar se gjatë afatit kalimtar të verës do të transferojnë edhe disa futbollistë të tjerë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë