Loading…

Zyrtare: Fidan Gërbeshi vazhdon kontratën me Dritën

  • 02/08/2020 | 21:38

Zyrtare: Fidan Gërbeshi vazhdon kontratën me Dritën

Kampionia e Kosovës, Drita, ka vazhduar me ‘blindimin’ e disa prej futbollistëve kryesor të skuadrës, transmeton Gazete Metro.


Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Drita ka bërë të ditur se është vazhduar bashkëpunimi me Fidan Gërbeshin.

35 vjeçari edhe gjatë sezonit të fundit ishte ndër më të dalluarit te ‘Intelektualët’ dhe së bashku me Ardian Cuculin në mbrojtje ishin thuajse të pathyeshëm.

“Sot kemi arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me njerin prej lojtareve me te rendesishem, qendermbrojtesin dhe njeherit zevendes kapitenin Fidan Gerbeshi.

Fidani ishte njeri prej me meritoreve qe klubi jone arriti titullin kampion, gjithashtu se bashku me lojtaret e tjere ne mbrojtje, arriti qe ta shpalle mbrojtjen me te mire te sezonit me me se paku gola te pranuar ne lige.

Tash na pret nje sfide e rendesishme ne garat nderkombetare, andaj me Fidanin do te jemi me te sigurt ne fazen defanzive” – thuhet në njoftimin e klubit nga Gjilani. /gazetametro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë